PËR NE

OLT “Retorika” është ordinancë private që ofron shërbime logo-terapeutike për problemet shëndetësore të numëruara në faqen e shërbimeve. Si ordinancë private jemi të detyruar të zbatojmë ligjet e tregut dhe duhet të përpiqemi që të punojmë me bilanc pozitiv- në mënyrë që të kryejmë obligimet ndaj shtetit, punëtorëve tanë dhe klientëve.

OLT“Retorika” gjatë aktiviteteve të veta zhvillon bashkëpunim të ngushtë me psikolog, mjekë familjar, pediatër dhe infermierë.  

Udhërrëfyes për punën dhe angazhimin tonë të përhershëm do të jenë parimet themelore etike:

http://aspenridgeprepschool.org/2ndgrade3/2016/10/page/2/ MOS-BËRJA DËM – me tërë qenien, njohuritë dhe shkathtësitë tona do të përpiqemi që të ndihmojmë të gjithë ata që kërkojnë apo kanë nevojë për ndihmën tonë profesionale dhe njerëzore. Mirëpo, kudo dhe kurdo do të jemi tepër të kujdesshëm, që gjatë përpjekjes për të ndihmuar të mos dëmtojmë pa qëllim ata që duam t’i ndihmojmë. Prandaj, ndihmën tonë njerëzore dhe profesionale, do ta ofrojmë pa hezitim deri në kufirin ku do të jemi të sigurt se nuk do të bëjmë asnjë dëm fizik apo mendor për klientët tanë apo familjet e tyre.  

 


 

  overnight shipping on generic cytotec TË BËRIT MIRË – të pajisur me njohuritë dhe shkathtësitë tona më të mira, do të përpiqemi kudo dhe kurdo, që të bëjmë më të mirën për  të gjithë ata që kërkojnë dhe kanë nevojë për ndihmën apo  mbështetjen tonë.  


 

http://gratitudehouse.org/programs.html AUTONOMIA – gjatë punës dhe përpjekjes sonë do të ndërtojmë partneritet të ngushtë me klientët dhe familjet e tyre, në mënyrë që duke theksuar dhe promovuar autonominë e tyre në vendim-marrjen për shëndetin e tyre, të promovojmë përgjegjësinë dhe krenarinë e përbashkët për suksesin e trajtimit. Ne ofrojmë opsionet më të mira të mundshme për ruajtjen dhe përparimin e shëndetit tuaj dhe ngritjen e kapacitetit tuaj jetësor funksional individual dhe familjar, ndërsa Ju jeni ata që zgjidhni opsionin që më së miri përmbush pritjet tuaja; dhe    


 

DREJTËSINË – duke qenë thellësisht të përkushtuar të ofrojmë më të mirën nga profesionalizmi, përgatitja dhe shkathtësitë tonë, jemi të vetëdijshëm se nuk do të jemi në gjendje që gjithmonë të plotësojmë kërkesat Tuaja në kohën dhe vendin e kërkuar prej jush. Prandaj, kurdo që mundësitë tona nuk do të përputhen me kërkesat tuaja, do të përpiqemi të aplikojmë Drejtësinë shpërndarëse sipas parimit të nevojës më të madhe dhe maksimalizimit të përfitimit nga ndërhyrja jonë, si dhe listës së pritjes.  

 

 


 

 

Në gjithë këtë përpjekje PROFESIONALIZMI, KORREKTËSIA, BASHKËPUNIMI dhe BARAZIA, do të ushqejnë raportin tonë me Ju përherë! Duke kërkuar BESIMIN tuaj ju ofrojmë PROFESIONALIZMIN tonë!  

Me ne ASGJË NUK ËSHTË E PAMUNDUR!