Trajtimi logopedik i pacientëve me afazi

Mënyra bashkëkohore e jetës ka fituar dinamizëm të pashembullt dhe e ndjekur me një mënyrë jo të shëndetshme të të ushqyerit dhe aktivitet gjithnjë e më të vogël fizik po shkakton stërkeqjen e njeriut dhe çrregullime në funksionimin normal të njeriut bashkëkohorë. Rritja e vazhdueshme e stresit në jetë i vë kulmin kësaj mënyre të jetës që shpesh-herë përfundon me buzë-vdekje qoftë si pasojë e sëmundjeve të arterieve të zemrës (infarkteve akute) apo insulteve cerebrale (goditjeve në tru). Shumë prej këtyre pacientëve të fundit, që kanë fatin të mbijetojnë krahas humbjes së funksioneve të tjera motorike jo rrallë humbasin edhe funksionin e të folurit. Përparimet e mjekësisë bëjnë që përqindja e mbijetesës së këtyre pacientëve të rritet dhe rrjedhimisht të rritet edhe nevoja për logoped që të punojnë në kthimin sa më të shpejtë dhe sa më të plotë të funksionit të të folurit.

Pikërisht kërkesa e shtuar për shërbime të tilla është shkas i këtij shkrimi. Në fakt ne nuk do të merremi as me etiologjinë e insultit cerebral dhe as me zhvillimin dhe rrjedhën klinike të tij por do të përpiqemi që të sqarojmë rrjedhën e rehabilitimit të të folurit tek pacientët e tillë. Kjo aq më tepër që tek shumë familjarë të tyre, shpesh madje edhe punëtorë shëndetësorë dhe intelektualë, dominon bindja se funksioni i të folurit duhet të kthehet shpejtë dhe plotësisht mbase në mirëbesim.

Megjithatë, sikur në çdo trajtim tjetër, në mos edhe më tepër tek trajtimi i afazisë (humbjes së të folurit) pas goditjes në tru suksesi i logoterapisë është i kushtëzuar nga bashkëpunimi i anëtarëve të familjes me logopedin dhe fillimi i shpejtë i rehabilitimit sipas udhëzimeve profesionale. Prandaj, fillimisht do të sjellim disa këshilla të thjeshta për stimulimin e të folurit që duhet dhe mund të zbatohen nga familjarët e pacientit.

http://solidkitchens.com.au/portfolio-items/kitchens/?_escaped_fragment_=lightbox[52]]/17/ Si ta stimulojmë të folurit pas insultit cerebral

  • Flisni rreth gjërave që iu pëlqejnë – familja, shoqëria, hobi – kaloni nëpër albumin me fotografi familjare.
  • Përdorni çfarëdo pajisje vizuale që mund të ndihmojë. Shikoni në artikullin e ardhshëm Materialet e terapisë, Trajtimi i afazisë për mjetet vizuale që duhet përdorur për të fuqizuar gjuhën.
  • Përpiquni të KËNDONI! Këndoni ose vetëm filloni me mërmërimë të ndonjë kënge të pëlqyer së bashku! Qoftë kjo edhe më e thjeshta si “gëzuar datëlindjen për ty”. Hulumtimet kanë treguar se muzika që është ruajtur kryesisht në anën e djathtë të trurit, stimulon anën e majtë të dëmtuar të trurit pas insultit kështu që KËNDONI, KËNDONI, KËNDONI!
  • Flisni për gjërat që janë të rëndësishme – ndjenjat, përgjegjësitë, problemet, financat.
  • Shikoni shfaqjet garuese që përdorin gjuhën apo matematikën – për shembull, Kush do të bëhet milionerë, Rrotën e fatit, Kuize diturie, etj.
  • Luani lojra tavoline që stimulojnë gjuhën – për shembull, Cranium, Pictionary, Loja e kopshtit misterioz, Kërkimi i trurit (Brain Quest), Mollat për molla (Apples to Apples), Trigon, Shko në krye të klasës, Trivia, Scattergories, Scrabble. Nëse loja është shumë e vështirë, përdorni pyetje më të lehta, largojeni matësin e kohës apo bleni versionin për të rinjë. Luani për argëtim jo për pikë!

click here MË E RËNDËSISHMJA – Ju mund të vazhdoni që të merreni me hobin dhe aktivitetet që i keni bërë gjithmonë!

Këshilla për shtimin e të folurit pas insultit

  • Jepni kohë shtesë për të folur.
  • Zhurma mund ta bëjë më të vështirë dëgjimin.
    • Fikni TV, radion apo CD player-in.
    • Uluni larg nga kondicioneri, rrogëlarësja dhe enëlarsja.
    • Mos provoni që të bisedoni në veturë apo në rrugë.
    • Shfrytëzoni fotografitë apo skicat e thjeshta.
    • Shkruani “fjalët kyçe”, idetë më të rëndësishme në diskutim.
    • Kontrolloni sa më shpesh nëse personi tjetër ka kuptuar.
    • Nëse ata nuk kuptojnë, përpiquni që ta thoni të njëjtën gjë në një mënyrë tjetër. Bëhuni fleksibil.
    • Mbani mend se kjo mund të jetë frustruese për secilin. Përpiquni që të qëndroni të qetë dhe ruani sensin e humorit!

online Deltasone purchase Komunikimi me pacientin afazik

  1. Bëjeni orarin ditor të aktiviteteve të pacientit sa më rutinor që të jetë e mundur. Dita e strukturuar përmirëson orientimin dhe memorien e pacientit duke i mundësuar që të marrë përgjegjësi më të madhe për rehabilitimin e vet.
  2. Përpiquni që të ofroni stimulimin e komunikimit gjatë aktiviteteve rutinore të kujdesit për pacientin. Për shembull, derisa i ushqeni, bisedoni rreth ushqimeve që hanë për darkë, klasifikimin, mënyrën e përgatitjes së ushqimeve që janë duke i ngrënë.
  3. Kurrë mos diskutoni në prani të pacientit afazik diçka që ai/ajo nuk do të dëshironit të dëgjojë. Edhe pacienti të kuptuarit e të cilit është të dobët mund të ndjekë gjuhën trupore siç është shprehja e fytyrës, e cila mund të rezultojë në hutimin apo frikësimin e pacientit.
  4. Inkurajoni pacientin që të marrë pjesë në aktivitetet grupore për të promovuar socializimin dhe stimulimin e gjuhës.
  5. Mos diskutoni biznesin e pacientit apo çështjet personale me të kur ai/ajo është i/e lodhur apo shqetësohet. Shtyjeni për një rast tjetër.
  6. Sigurohuni që ta keni vëmendjen e pacientit para se të filloni çfarëdo komunikimi. Prekni në sup, pritni deri sa t’iu shikojë dhe atëherë filloni.
  7. Për rezultatin më të mirë, mjedisi në të cilin jeni duke komunikuar duhet të jetë i qetë dhe pa zhurmë si dhe sa të jetë e mundur më i relaksuar për komunikim optimal.
  8. Pacienti është një i rritur dhe duhet të vazhdoni ta trajtoni si të tillë. Megjithëse, mund të ketë vështirësi për të kuptuar, ai/ajo është i/e ndërgjegjshëm që është i/e rritur dhe trajtimi i tij/saj në një mënyrë tjetër është demoralizues.
  9. Flisni ngadalë duke përdorur pushime të natyrshme. Përdorni zërin tuaj natyror. Mos bërtitni, pacienti nuk është i shurdhër dhe nuk ka vështirësi dëgjimi, ai/ajo është afazike/e.
  10. Mbani udhëzimet apo pyetjet të shkurta, të thjeshta, të drejtëpërdrejta dhe të përgjegjshme me “po” ose “jo”. Përdorni gjestet apo nxitjet vizuale kurdo që është e mundur.
  11. Nëse pacienti nuk kupton apo përgjigjet në mënyrë të papërshtatshme, thuani se nuk iu ka kuptuar, pushoni dhe përsëritni mundësisht duke e riformuluar.
  12. Nëse pacienti është përpjekur që t’iu thotë diçka dhe ju nuk jeni në gjendje që ta kuptoni, shtroni pyetje të thjeshta dhe përdorni gjeste të thjeshta deri sa t’iu tregojë se keni kapur temën në fjalë.
  13. Nëse të gjitha teknikat dështojnë, dhe ju nuk e dini se çka po përpiqet pacienti t’iu thotë, pranojeni këtë duke thënë “Më vjen keq, nuk po të kuptoj. Ndoshta mund të përpiqemi sërish më vonë.”
  14. Jepni personit afazik kohë që të përgjigjet, mos e ndërpritni apo mos provoni që të plotësoni boshllëqet në vend të tij/saj.
  15. Shpesh një pacient afazik është në gjendje që të thotë një fjalë në një moment, por jo pasuesen apo që të përsëris atë më vonë. Mos i thuani, “Ju e thatë këtë dje, ju mund ta thoni këtë sërish”. Duke i dhënë pacientit vetëm tingullin fillestar të fjalës që ata përpiqen ta thonë mund t’i ndihmoni atij/asaj. Apo duke përshkruar fjalët e ngjashme apo destinimin për të cilin përdoret.
  16. Kur pacienti afazik bënë një gabim përpiquni që ta minimizoni frustrimin duke thënë, “Kjo është e vështirë të nxirret”.
  17. Mos i korrigjoni gabimet. Përpiquni që të riformuloni atë që mendoni se ata po përpiqen të nxjerrin.
  18. Në situatë grupore mos flisni për pacient afazik apo mos flisni sikur ata të mos ishin në dhomë.
  19. Bëhuni real sepse duke iu thënë se “Të folurit tuaj do të kthehet” nuk do t’i bëni që të ndjehen më mirë në afat më të gjatë. Në vend të kësaj, bëhuni të sinqertë, “Ne nuk mund t’iu themi se sa do t’iu kthehet të folurit. E vetmja gjë që duhet të bëni është që të përpiqeni sa më mirë që mundeni.”
  20. Përpiquni të mos shfaqni frustrimin tuaj dhe mos shfryni frustrimin tuaj mbi pacientin.

Në vijim do të përpiqemi të sjellim këshilla praktike mbi trajtimin logopedik të pacientëve me afazi.

Ju lutem pëlqeni faqen tonë për më shumë:

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Name *
Email *
Website