Aktivitetet për inkurajimin e zhvillimit të të folurit dhe gjuhës

Përditë e më shumë fëmijë kanë probleme të të folurit dhe gjuhës. Në mungesë të një studimi shkencor të dizajnuar mirë na mbetet të hamendësojmë se një nga shkaqet kryesore, të paktën bazuar në klientët tanë, është mungesa e komunikimit të mirëfilltë me fëmijë. Jeta dinamike që nuk premton kohë të mjaftueshme për t’i kushtuar foshnjës apo fëmijës dhe kompensimi i kësaj kohe me lejimin e përdorimit të pajisjeve elektronik (telefonave të mençur, i-padeve, kompjuterëve) apo TV-së pa kufizime në mënyrë që prindërit e lodhur nga puna dhe jeta e përditshme të pushojnë po bëjnë që fëmijët të ngecin prapa në zhvillimin e shkathtësive të të folurit dhe gjuhës. Jo vetëm në një rast, fëmijë të moshës 3-5 vjeç dinë më shumë shprehje në gjuhën angleze sesa në shqip, anipse prindërit e tyre ndodh të mos komunikojnë as njohin fare anglishten. Kjo na bënë të besojmë edhe më shumë se përdorimi i pakufizuar i pajisjeve elektronike për argëtimin dhe ‘rehatimin’ e fëmijëve që ne t’i dëgjojmë lajmet e ditës apo të dremitim një grimë pas punës së lodhshme është pikërisht burimi i problemeve të të folurit dhe gjuhës që duket sikur po shtohen përditë.

Prandaj në vijim po sjellim disa këshilla mbi aktivitete të përshtatshme për inkurajimin sa më të hershëm të zhvillimit të të folurit dhe gjuhës, të përgatitura nga ASHA.

Prej lindjes deri në moshën 2 vjeç

  • Inkurajoni foshnjën tuaj që të krijojë tinguj të ngjashëm me zanoret dhe bashkëtingëlloret si “ma,” “da,” dhe “ba.”
  • Përforconi përpjekjet duke mbajtur kontaktin me sy, duke u përgjigjur me të folur dhe duke imituar vokalizimin me përdorimin e modeleve dhe thekseve të ndryshme. Për shembull, ngritni tonin e zërit tuaj për të treguar pyetjen.
  • Imitoni qeshjen dhe shprehjet e fytyrës së foshnjës suaj.
  • Mësoni foshnjën tuaj që të imitojë veprimet tuaja, përfshirë duartrokitjen, hedhjen e puthjeve dhe lojën me gishta siç është fluturon-fluturon, bu-bu, apo merimanga ime-merimanga jote.
  • Flisni derisa e pastroni, ushqeni dhe veshni foshnjën tuaj. Flisni për atë që jeni duke e bërë, ku po shkoni, çfarë do të bëni kur të arrini dhe çka dhe kënd do ta shihni.
  • Identifikoni ngjyrat.
  • Numroni gjësendet.
  • Përdorni gjestet si lamtumirën me dorë për të ndihmuar përcjelljen e kuptimit.
  • Prezantoni zërat e shtazëve për të lidhur zërin me domethënien specifike: “Qeni thotë ham-ham.”
  • Mirëprisni përpjekjen për të komunikuar.
  • Zgjerohuni në fjalën e vetme që e përdorë foshnja juaj: “Këtë është mami. Mami të do ty. Ku është bebi im? Këtu është bebi im.”
  • Lexoni fëmijës tuaj. Nganjëherë “leximi” është thjeshtë përshkrim i një fotografie në libër pa ndjekur fjalitë e shkruara. Zgjidhni librat që janë energjik dhe kanë shumë fotografi me ngjyra që nuk janë shumë të detajuara. Pyetni fëmijën tuaj, “Çka është kjo?” dhe inkurajoni emërtimin dhe tregimin e objekteve të njohura në libër.

2 deri 4 vjeç

  • Përdorni të folurit e mirë që është të qartë dhe të thjeshtë për ta kopjuar fëmija juaj.
  • Përsëritni atë që thotë fëmija juaj duke i treguar se e kuptoni. Ndërtoni dhe zgjeroni mbi atë që është thënë. “Dëshiron lëngë? Unë kam lëngë. Unë kam lëngë molle. A dëshiron lëng molle?”
  • Përdorni të folurën e fëmijës vetëm nëse është e nevojshme që të përcillet porosia dhe kur e shoqëroni me fjalë të rriturish. “Tani është koha për dar-dar. Në tani do të hamë darkë.”
  • Krijoni një skedar të gjërave të preferuara apo të njohura duke i prerë fotografitë. Ndani nëpër kategori, siç janë gjërat për t’i vozitur, gjërat për ëmbëlsirë, gjërat për t’u ngrënë, pemët, gjërat për të luajtur me to. Krijoni fotografi pa kuptim duke i përzier dhe ngjitur fotografitë. Ngjiteni fotografinë e një qeni prapa rrotave të veturës. Flisni mbi atë që është e gabuar në fotografi dhe mënyrën se si duhet “korrigjuar” këtë. Numëroni artikujt/gjësendet e paraqitura në libër.
  • Ndihmoni fëmijën tuaj që të kuptojë dhe të shtrojë pyetje. Luani lojën po-jo. Shtroni pyetje siç janë “A jeni djalë?” “A je ti Mirani?” “A mund të fluturojë lopa?” Inkurajoni fëmijën tuaj që të shtrojë pyetje dhe të përpiqet që t’iu mashtrojë.
  • Shtroni pyetje që kërkojnë zgjidhje. “A dëshiron një mollë apo një portokall?” “A dëshiron që të veshësh bluzën tënde të kuqe apo atë të kaltër?”
  • Zgjeroni fjalorin. Emërtoni pjesët e trupit dhe përcaktoni atë që do të bëni ju me to. “Kjo është hunda ime. Unë mund të nuhasë lulet, kafet, kokoshkat dhe sapunin.”
  • Këndoni këngë të thjeshta dhe recitoni poezi për të treguar ritmin dhe modelin e të folurit.
  • Vendosni objektet e njohura në kuti. Kërkoni fëmijës suaj që të largojë objektet dhe thuani t’iu tregojë se si quhet dhe si përdoret. “Ky është topi im. Unë e hedhë atë. Unë luajë me të.”
  • Përdorni fotografitë e njerëzve dhe vendeve të njohura dhe ritregoni atë që ka ndodhur apo krijoni një tregim të ri.

4 deri 6 vjeç

  • Kur fëmija juaj fillon bashkëbisedimin, jepni vëmendjen tuaj të plotë kurdo që është e mundur kjo.
  • Sigurohuni që keni vëmendjen e fëmijës suaj para se të flisni.
  • Pranoni, inkurajoni dhe lëvdoni të gjitha përpjekjet për të folur. Tregoni se e kuptoni fjalën apo fjalinë duke plotësuar kërkesën, nëse kjo është e përshtatshme.
  • Pushoni pasi keni folur. Kjo i jep fëmijës suaj mundësinë që të vazhdojë bisedën. Vazhdoni ta pasuroni fjalorin. Prezantoni fjalë të reja dhe ofroni përkufizimin e tyre, ose përdorni ato në kontekstin që kuptohet më lehtë. Kjo mund të bëhet në një mënyrë të ekzagjeruar dhe gazmore. “Unë mendoj që do të vozisë veturën deri në shitore. Unë jam shumë i lodhur që të ecë.”
  • Folni për raportet hapësinore (i pari, i mesmi dhe i fundit; djathtas dhe majtas) dhe kundërshtitë (lart dhe poshtë; brenda dhe jashtë).
  • Ofroni përshkrimin apo udhëzimet dhe kërkoni fëmijës tuaj që të identifikojë atë që jeni duke përshkruar: “Ne përdorim këtë për të fshirë dyshemenë” (një fshesë). “Kjo është e ftohtë, e ëmbël dhe e mirë për ëmbëlsira. Mua më pëlqen manaferra” (akullorja).
  • Punoni në krijimin dhe sqarimin e kategorive. Identifikoni gjësendet që nuk i takojnë grupit të objekteve të ngjashme: “Këpucët nuk mund të rrinë bashkë me një mollë he një portokall sepse ato nuk mund t’i hani; ky nuk është rrumbullak; ky nuk është frutë.” Ndihmoni fëmijën tuaj që të ndjekë udhëzimet dy- apo tre-hapëshe: “Shko në dhomën tënde dhe më sill librin tënd.”
  • Inkurajoni fëmijën tuaj që të jap udhëzime. Ndiqni udhëzimet e tij apo saj deri sa ai apo ajo sqaron si të ndërtohet një kullë me blloqe.
  • Luani lojëra me fëmijën tuaj siç është “shtëpia.” Ndryshoni rolet në familje, me juve që pretendoni të bëheni fëmija. Bisedoni në lidhje me dhomat e ndryshme dhe mobilimin në shtëpi.
  • Televizioni gjithashtu mund të shërbejë si mjet i dobishëm. Bisedoni për atë që fëmija është duke shikuar. Kërkoni atij apo asaj që të hamendësojë mbi atë që do të ndodhë më pas. Bisedoni mbi karakteret/personazhet. A janë ata të lumtur apo të pikëlluar? Kërkoni fëmijës suaj që t’iu tregojë se çka ka ndodhur në tregim. Luani një skenë së bashku dhe realizoni atë me përfundime të ndryshme.
  • Përfitoni nga aktivitete ditore. Për shembull, deri sa jeni në kuzhinë, inkurajoni fëmijën që të emërtojë gjësendet e nevojshme. Diskutoni ushqimet në meny, ngjyrën e tyre, përbërjen dhe shijen. Prej nga vjen ushqimi? Cilat ushqime iu pëlqejnë? Cilat nuk iu pëlqejnë? Kush do të pastrojë? Theksoni përdorimin e parafjalëve duke i shtruar pyetje atij apo asaj që të vendos pecetën në tavolinë, mbi prehrin tuaj apo nën lugë. Identifikoni se kujt i takon peceta: “Kjo është peceta ime.” “Kjo është e babit.” “Kjo është e Jonit.”
  • Gjatë tregtimit në shitore, diskutoni se çka do të blini, sa ju nevojiten dhe çka do të përgatisni. Diskutoni madhësinë (i madh apo i vogël), formën (i gjatë, rrumbullak apo katror), dhe peshën (e lehtë apo e rëndë) e paketimit.

Mos harroni

Secili prej nesh kemi obligime dhe punë që nuk presin. Fëmija mund të presë dhe të hutohet me çkadoqoftë por zhvillimi i tij nuk pret dhe nuk fare lehtë mund të vonohemi. Aktivitetet e mësipërme janë të përpiluara ashtu që të ofrojnë përjetim të këndshëm të prindësisë së lumtur dhe sfiduese krahas kënaqësisë së ofrimit të mundësive për zhvillimin e gjuhës dhe të folurit të fëmijës. Këtë mund ta bëjmë secili prej nesh kudo dhe kurdo që jemi me fëmijën tonë. Këtë duhet ta bëjmë!

Ju lutem pëlqeni faqen tonë për më shumë:

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Name *
Email *
Website