Si të fuqizoni zhvillimin e komunikimit të fëmijës suaj

click here Uluni poshtë, uluni poshtë!

Nuk mund ta them mjaftueshëm këtë! Fëmijët tuaj janë të vegjël! Uluni në nivelin e tyre në çdo mënyrë. Bjerni në nivelin e syve të tyre DHE nivelin e tyre zhvillimorë. Duke u ulur në nivelin e syve të tyre, ju mund të siguroheni që të krijoni kontakt të mirë me sy duke qenë ballë për ballë dhe për ata/ato kjo është mënyrë më e mirëseardhur dhe jo poshtëruese. Atëherë ata mund të shohin fytyrën tuaj dhe të lexojnë reagimet tuaja ndaj veprimeve dhe rrëfimeve të tyre. Kjo iu ndihmon fëmijëve tuaj që të lidhen me ju dhe kështu të ndërtojnë shkathtësitë e tyre të komunikimit. Në aspektin zhvillimorë kjo iu ndihmon atyre që të kuptojnë fjalët që ata i dinë dhe duke shtuar një fjalë të re në fjali, ju nuk i mbingarkoni ata.

enter Kushtojuni kujdes!
Për fëmijët është e vështirë që të mendojnë në zhurma të mëdha në prapavijë dhe që të përqendrohen në atë që ju e thoni nëse jeni në telefon, duke shikuar TV apo duke biseduar me njëri tjetrin. Ne nuk po themi që të mos shikoni fare TV; vetëm përpiquni që të kufizoni shikimin e TV-së sidomos kur bisedoni me fëmijën tuaj.

can you buy provigil online Ndiqni udhëheqjen e tyre 
Ndiqni udhëheqjen e fëmijëve tuaj. Nëse ata janë të interesuar në diçka, bisedoni për këtë dhe përshkruajeni për ata. Nëse ata janë të interesuar për diçka luani me të por mos e zgjatni shumë ashtu që ata të mos jenë më të interesuar. Askush nuk e mëson gjuhën duke u bombarduar me të, prandaj 1 – QEPENI! 2, luani natyrshëm! Komentoni herë pas here!

Zgjedhje, zgjedhje
Ofroni fëmijëve tuaj opsione për të zgjedhur. Kjo mund t’i motivojë ata që të bisedojnë me ju dhe të mësojnë të përdorin fjalorin e ri apo atë ekzistues.

Përsëritni, përsëritni, përsëritni…

Përsëritja është çelësi! Fëmijët duhet të dëgjojnë fjalët  shumë herë para se të mësojnë kuptimin e tyre. Mos u frikësoni që të përsëritni atë që thoni derisa luani me fëmijët tuaj! Nëse ata gabojnë, përpiquni fort që të mos i korrigjoni, në vend të kësaj modeloni (jepni shembullin pa vërejtje) atë që dëshironi të dëgjoni prej tyre. Nëse i korrigjoni, kjo vetëm që krijon kujtesë dhe lidhje negative ndërmjet jush dhe fëmijës por nëse thjesht modeloni sjelljen e duhur ata mund të mos e vërejnë fare por do të përpiqen që ta bëjnë sërish mirë.

Pyetjet
Përpiquni që kurrë të mos shtroni pyetje. Një fëmijë me fjalor të kufizuar jo vetëm që mund të mos e dinë përgjigjen në pyetjet e nivelit të lartë por ata mund edhe të mos kenë gjuhën për t’iu përgjigjur të shtruara dhe gjithashtu mund të kenë vështirësi aplikimi. Krahas lojës mënyra më e mirë për të mësuar dhe nxënë gjuhën është përmes modelimit.

Ndërveproni në nivelin e fëmijës suaj

Ndërveprimi në nivelin e fëmijës është jashtëzakonisht i rëndësishëm në pasurimin e gjuhës së fëmijës suaj. Sidoqoftë, ‘niveli’ nënkupton dy gjëra të ndryshme;

  • Ju duhet të përpiqeni që të qëndroni në të njëjtin nivel fizik sikur fëmija juaj sa më shpesh që të jetë e mundur, për të rritur kontaktin me sy ashtu që fëmija juaj të ndjejë se është në nivelin tuaj;
  • Komunikoni poashtu në nivelin e fëmijës suaj ashtu do të jeni në të njëjtin nivel gjuhësorë sikur fëmija juaj. Ajo që dëshironi të bëni është të ndërveproni në nivelin e tyre të komunikimit dhe thjeshtë të zgjeroni nivelin e tyre linguistik me hapa të vegjël për të mos i mbingarkuar.

Kur ata bëjnë lëvizje të thjeshta të fytyrës apo gojës; zgjerohuni në lëvizjet e tyre. Komentoni atë që shtë duke e bërë fëmija juaj.  Megjithatë përdorni gjuhë të thjeshtë. Mos flisni me fjali të ndërlikuara dhe mos i shtroni pyetje një foshnje dhe të prisni përgjigje! Nëse fëmija juaj thotë “ba” derisa luan me një lodër përpiquni që të zgjatni tingullin deri në fjalën e përshtatshme (p.sh. “barkë”, nëse jeni duke lozur me barka). Pastaj kur fëmija juaj thotë ‘barka’ mund të zgjeroni më tutje duke thënë ‘më shumë barka’ apo ‘barka e madhe’, etj.

Ndiqni interesimet/udhëheqjen e fëmijës suaj

Hapi i parë është që të vëreni se çka i intereson fëmijës suaj në bisedë, lojë apo për të mësuar.  Fëmijët do të na tregojnë nëse jo me fjalë përmes gjesteve, shikimeve, lëvizjeve të trupit apo vokalizimit për çka janë të interesuar. Është obligim i yni që të fuqizojmë këto interesime jo vetëm duke afirmuar ato por gjithashtu duke u zgjeruar në to. Kur e dimë se çka e bënë të lumtur, të interesuar dhe kërkues fëmijën tonë ne mund të shfrytëzojmë këto momente si mundësi për të komunikuar.
Shembull: Fëmija juaj po luan dhe është i preokupuar me kukullat e tij/saj të pëlqyera. Qeni juaj papritur kalon aty pranë dhe shikimi i fëmijës suaj lëviz kah qeni, që do të thotë se qeni ka tërhequr papritur interesimin e fëmijës. Atëherë gjuha juaj do të ndryshojë prej gjuhës për kukulla në gjuhën për qenin.
kjo sërish do të afirmojë interesimet e fëmijës suaj dhe do ta bëjë atë të ndjejë se interesimi i tij është i vlefshëm.

 

Ju lutem pëlqeni faqen tonë për më shumë:

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Name *
Email *
Website