Opsionet e trajtimit të Çrregullimeve të gjuhës së folur (ÇGjF)

Ekzistojnë një numër qasjes dhe strategjish të ndryshme për individë me çrregullime gjuhësore. Intervenimet mund të ndryshojnë përgjatë vijueshmërisë së të natyrshmes (Fey, 1986), duke u sjellur prej aktiviteteve të zbuluara apo të bazuara në një stërvitje në dhomën e terapisë (të drejtuara nga klinicisti) deri tek aktivitetet që modelojnë lojën apo aktivitetet tjera të përditshme, në kushte më të natyrshme (të përqendruara në fëmijë), tek ato që përdorin aktivitetet dhe kushtet që kombinojnë të dy qasjet (hibride).

Më poshtë janë dhënë përshkrimet e shkurtëra të trajtimeve të përgjithshme dhe specifike për trajtimin e çrregullimeve gjuhësore. Janë bërë disa përpjekje për të organizuar opsionet e trajtimit në kategori më të gjera, duke pranuar se qasjet intervenuese nuk përputhen gjithmonë ngushtë me një kategori të caktuar. Shumë nga qasjet e përmendura më poshtë, më së shpeshti janë shoqëruar me trajtimin për çrregullimet e komunikimit social dhe çrregullimet e spektrit të autizmit. Këto qasje janë përfshirë këtu, sepse ato janë përdorur gjithashtu me popullatën më të gjerë të fëmijëve me çrregullime gjuhësore. Kjo listë nuk është e plotë dhe përfshirja e ndonjë qasje trajtuese specifike nuk nënkupton miratimin prej ASHA-së.

Logopedët dhe edukatorët përcaktojnë se cilat metoda dhe strategji janë efektive për nxënësin e caktuar, duke marrë parasysh profilin gjuhësorë të individit; rëndesën e çrregullimit gjuhësorë; faktorët e ndërlidhur me funksionimin gjuhësorë (d.t.th. dëmtimin e dëgjimit dhe funksionimit kognitiv); prejardhjes dhe vlerave kulturore; stilin e të mësuarit dhe nevojat komunikuese.

Buy cheap Tastylia online without a prescription Intervenimet/teknikat bihejviorale

Ndërhyrjet dhe teknikat bihejviorale (në sjellje) janë përpiluar për të zvogëluar sjelljet problematike dhe për të mësuar sjelljet alternative funksionale me përdorimin e principeve themelore të ndryshimit të sjelljes. Këto metoda janë të bazuara në principet e sjelljes/funksionimit të të mësuarit; ato përfshijnë kontrollimin e faktorëve pararendës që nxjerrin një sjellje të caktuar, krahas pasojave që përcjellin atë sjellje dhe më pas realizimin e përshtatjes në këtë zinxhirë për të rritur sjelljen e dëshiruar dhe/apo zvogëluar atë të padëshiruar. Ndërhyrjet bihejviorale sillen prej atyre në-për-një, udhëzimeve diskrete të provës deri tek qasjet natyrale.

http://creativepropertyuk.co.uk/robots.txt Trajnimi i provës diskrete (TPD) – qasja udhëzuese një-për-një që përdorë metodat e sjelljes për të mësuar shkathtësitë në hapa të vegjël, duke u rritur në mënyrë sistematike, mënyrë të kontrolluar. Mundësia e mësimit është një provë diskrete me faktorë pararendës dhe pasoja të qarta të identifikuara (d.t.th., përforcimi në formë të lëvdatës apo shpërblimeve konkrete) për sjelljen e dëshiruar. TPD përdoret më së shpeshtë për shkathtësitë që klienti nuk i inicion vet; kanë procedura të qarta të drejta; dhe mund të mësohen në kushte një-për-një.

go to site Intervenimet e hershme intensive në sjellje – programet e trajtimit gjithëpërfshirës një-për-një që mësojnë sjelljen e duhur me përdorimin e trajnimit të provës diskrete, mësimit në kushte natyrore dhe analizës së sjelljeve verbale. Trajtimi në mënyrë tipike fillon në shtëpinë e fëmijës së vogël dhe shpërndahet për të përfshirë kushtet e edukimit të hershëm, komunitetin dhe kushtet tjera deri sa mësohen shkathtësitë e reja.

Trajnimi i komunikimit funksional (TKF) – një program i intervenimit në sjellje që kombinon vlerësimin e funksioneve komunikuese të sjelljes së papërshtatshme me procedurat e sjelljes për të mësuar përgjigjet alternative. Sjelljet problematike mund të eliminohen përmes fshirjes dhe zëvendësimit të tyre me një formë tjetër, më të përshtatshme të komunikimit të dëshirave apo nevojave (Carr & Durand, 1985).

Të mësuarit aksidental – një teknikë e mësimit që shfrytëzon procedurat e sjelljes; sigurohen mundësitë e të mësuarit që paraqiten në mënyrë të natyrshme, duke u bazuar në interesat e fëmijës. Duke ndjekur udhëheqjen e fëmijës, përpjekjet për të komunikuar përforcohen deri sa këto përpjekje i afrohen sjelljes së dëshiruar komunikuese.

Terapia e Lovaas-it – një program gjithëpërfshirës i intervenimit të hershëm intensiv të sjelljes që ka synim shkathtësitë që plotësohen dhe ndërtohen mbi një tjetër (Lovaas, 1987). Trajtimi është i bazuar në principet e analizës së sjelljes së aplikuar. Modeli i trajtimit të Lovaas-it fillon me terapinë 10 – 15 orëshe në javë, duke e rritur gradualisht deri në 35 – 40  orë në javë.

Terapia Milieu – një seri metodash (përfshirë të mësuarit aksidental) që janë të integruara në mjedisin natyror të fëmijës. Kjo përfshin trajnimin në mjedis të përditshëm dhe gjatë aktiviteteve që ndodhin përgjatë ditës, më tepër sesa vetëm në “kohën e terapisë.”

Trajtimi i përgjigjes kryesore (shumë të rëndësishme- TPK) – trajtim i bazuar në lojë, i sjelljes së iniciuar nga fëmija me herët i njohur si Paradigmë Gjuhësore Natyrore (PGjN). Synimet e PGjN janë që të mësohet gjuha, të zvogëlohen sjelljet e shqetësuese dhe të rriten shkathtësitë sociale, të komunikimit dhe akademike. Më tepër sesa synimi i një sjellje specifike, TPK synon fushat kryesore të zhvillimit (përgjigjet në shenjat e shumëfishta, motivimin, vet-rregullimin dhe inicimin e ndërveprimit social) që janë qendrore për – dhe rezultojnë në përmirësime përgjatë – një seri shkathtësish (Koegel & Koegel, 2006). TPK thekson përforcimin natyror (p.sh., fëmija shpërblehet me një artikull kur është bërë një përpjekje domethënëse për të kërkuar atë artikull).

Ju lutem pëlqeni faqen tonë për më shumë:

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Name *
Email *
Website