Intervenimet gjuhësore

Disa programe intervenuese gjuhësore kanë për synim shkathtësitë gjuhësore specifike (p.sh., fonologjin, semantikën, sintaksën, morfologjinë) derisa të tjerat janë më holistike për nga natyra, duke synuar një seri më të gjerë të shkathtësive gjuhësore dhe komunikuese (p.sh., intervenimet e gjuhës ekspresive dhe intervenimet e gjuhës receptive). Qasjet intervenuese gjuhësore mund të përfshijnë si vijon.

Të orientuara në klinicist – klinicisti zgjedhë synimet dhe kushtet e trajtimit dhe përcakton nxitësit që do të përdoren si dhe llojin dhe orarin e përforcimit për përgjigjen e saktë. Këto qasje shfrytëzojnë procedurat përforcuese dhe shpesh përdoren për të mësuar format e gjuhës (p.sh., sintaksën dhe morfologjinë).

http://giveusachance.co.uk/wp-cron.php?doing_wp_cron=1523849103.7528119087219238281250 Të orientuara në fëmijë – klinicisti shfrytëzon teknikat stimuluese gjuhësore të tërthorta dhe ndjekë udhëheqjen e fëmijës në kushte dhe aktivitete më të natyrshme, të përditshme në përpjekje për të stimular përmirësimin gjuhësorë. Këto qasje përdoren në mënyrë tipike me fëmijët e vegjël por mund të modifikohen për përdorim me fëmijë më të rritur. Shembujt përfshijnë

  • buy generic Pregabalin zgjerimet – shprehja e fëmijës përsëritet në përgjigje, derisa klinicisti shton hollësitë gramatikore dhe semantike;
  • ndryshimet – në këtë lloj zgjerimi, shprehja e fëmijës është ndryshuar, duke ndryshuar mënyrën apo zërin e shprehjes origjinale (p.sh. prej pohore në pyetëse apo prej aktive pasive);
  • ndërtimi dhe zbërthimi – shprehja e fëmijës së pari zgjerohet (ndërtohet) dhe pastaj zbërthehet në komponenta gramatikore (prishet) dhe pastaj sërish ndërtohet në formë të zgjeruar.

Hibride – klinicisti zhvillon aktivitetet që janë shumë të natyrshme, por në të njëjtën kohë, ofrojnë mundësi për fëmijën që t’i përdorë në mënyrë spontane shprehjet që përmbajnë format e synuara gjuhësore. Shembujt të tillë janë:

  • stimulimi i përqendruar – klinicisti krijon forma të densitetit të madh të synuara për fëmijën në kontekste domethënëse dhe funksionale; këto kontekste janë të dizajnuara për të motivuar prodhimin e synuar nga fëmija, megjithëse fëmijës nuk i kërkohet asnjë herë që të përgjigjet;
  • strukturimi vertikal dhe zgjerimi – klinicisti paraqet një stimulues (p.sh. një pikturë që paraqet një raport semantik), i kërkon fëmijës që të përgjigjet në stimulim (p.sh., Çka është kjo? Çka po ndodhë?), dhe pastaj zgjeron përgjigjen e fëmijës në fjali të formuluar mirë;
  • mësimi incidental – klinicisti shfrytëzon qasjet përforcuese në kushte natyrale për të nxjerrë dhe përforcuar përgjigjet e synuara; brenda mjedisit, fëmija zgjedhë stimuluesin e temës që inicion ndërveprimin.
Ju lutem pëlqeni faqen tonë për më shumë:

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Name *
Email *
Website