Përparimet e fundit në hulumtimet e zërit, të folurit dhe gjuhës

http://larryhefner.com/wp-includes/security-services/background-check-on-a-person-new-employee.html Studimet transformative gjenetike

Shkencëtarët kanë zbuluar dhe vërtetuar bazën gjenetike të çrregullimeve të të folurit dhe gjuhës siç është belbëzimi dhe SLI108 që më herët ishte besuar se janë të pastra bihejviorale. Këto zbulime ka gjasa që të përmirësojnë klasifikimin, diagnostikimin dhe trajtimin e çrregullimeve të gjuhës, të lexuarit dhe të folurit. Këto gjithashtu mund të shërbejnë që të zvogëlohet stigma se individë “nuk po përpiqen mjaftueshëm,” e cila shpesh i shoqëron këto çrregullime.

buy Lyrica online canada Fenotipizimi bihejvioral

Hulumtuesit kanë identifikuar fenotipe të dukshme dhe të qarta gjuhësore që mund të përdoren në studimet e ardhshme gjenetike. Zhvillimi i këtyre sistemeve të klasifikimit do të orientojë hulumtimet e ardhshme në faktorët etiologjik gjenetik, neurologjik dhe të tjerë që i kontribuojnë dëmtimeve të zërit, të folurit dhe gjuhës.

order Pregabalin online uk Intervenimet

Studimet kanë demonstruar përfitim klinik nga trajtimet bihejviorale, siç janë programet terapeutike të mbështetura në ushtrime për çrregullimet e të folurit dhe zërit.

Teknikat e inxhinjeringut indor janë krijuar si strategji trajtimi për rikonstruimin e laringut në modelet shtazore të sëmundjes.

Hulumtuesit kanë verifikuar praninë e dëshmive biologjike të plasticitetit adaptiv si funksion i trajtimit për çrregullimet e komunikimit të shoqëruara me lëndime apo sëmundje truri.

Janë gjetur dëshmi për përfshirjen e proceseve kognitive (njohëse) (p.sh., memoria afat-shkurtër, vëmendja dhe funksionet ekzekutive) në përpunimin gjuhësor. Gjithashtu janë pasuruar dëshmitë për përdorimin e trajtimeve plotësuese siç janë neurofidbeku, barnat dhe stimulimi i thellë i trurit për çrregullime kognitive. Këto zbulime do të begatojnë njohuritë ekzistuese dhe do të informojnë zhvillimin e paradigmave të reja të trajtimit për dëmtimet e zërit, të folurit dhe gjuhës.

Përparimet e bioinxhinjeringut

Shkencëtarët kanë zhvilluar modele kompjuterike dhe neurale të prodhimit të të folurit dhe perceptimit për parashikimin e modeleve të aktivizimit të trurit si në të folurën normale edhe atë të çrregulluar.

Hulumtuesit gjithashtu kanë zhvilluar teknologjinë e ndërfaqjes (interfejsin) kompjuterike të trurit (BCI), kontrollin neural të kompjuterit përmes një pike dhe ndërfaqen klikimi që mbështet komunikimin.

Imazheria e ndërlidhjeve

Sub-fenotipet klinike të afazisë primare progresive janë të ndërlidhura me ndryshimet e dukshme të trurit.

Imazheria e trurit është përdorur për të identifikuar dëshmitë e disfunksionit neuro-kognitiv që është në bazën e çrregullimeve pa lezion specifik të trurit, siç është ÇSA (Çrregullimet e Spektrit të Autizmit).

Strategjitë më të reja të imazherisë që lehtësojnë hartëzimin e ndërlidhjeve janë zhvilluar për të definuar qarqet e ndërlikuara neurale të përfshira në të folurit dhe gjuhë (të folur dhe të shkruar).

Etapat zhvillimore

Studimet longitudinale kanë karakterizuar zhvillimin e trurit prej foshnjërisë deri në adoleshencë, duke dokumentuar një trajektore të gjatë zhvillimore të zhvillimit të trurit për faktorët neural, muskulor dhe anatomik që bëjnë bazën e kontrollit motorik të të folurit dhe gjuhës.

Hulumtuesit kuptojnë më mirë si plasticitetin funksional edhe atë struktural të trurit që shoqëron të mësuarit normal, humbjen e dëgjimit dhe keqadaptimin në çrregullime të caktuara. Gjetjet e tilla mund të informojnë zhvillimin e paradigmave të reja të trajtimit.

Ju lutem pëlqeni faqen tonë për më shumë:

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Name *
Email *
Website