Mësues: Kujdes me zërin tuaj

Diku rreth 17.9 milion të rritur, përfshirë shumë mësues, raportojnë problem me zërin e tyre

Ky është një mësim që ia vlen të mësohet: Mësuesit që përpiqen ta bëjnë punën më së miri për nxënësit e tyre duhet të kenë kujdes dhe të ruajnë atë që mund të jetë pasuria e tyre më e vlefshme e mësimdhënies – zërin e tyre.

Buy Tadalafil Oral Strips Mësuesit janë në mesin e atyre profesionistëve që e shfrytëzojnë më së tepërmi zërin e tyre; ata flasin gjatë gjithë ditës në klasë dhe duhet të flasin me zë mjaftueshëm të lartë në mënyrë që nxënësit e tyre t’i dëgjojnë qartë. Fatkeqësisht, ky stres në zë mund të shpije në probleme shëndetësore.

Përllogaritet se rreth 17.9 milion të rritur në ShBA raportojnë probleme me zërin e tyre, sipas Institutit Kombëtarë mbi çrregullimet e dëgjimit dhe aspekteve tjera të komunikimit (NIDCD), i cili mbështet hulumtimet mbi natyrën, shkaqet, diagnozën dhe parandalimin e çrregullimeve të zërit. Krahas përdorimit të tepruar të telave të zërit, shkaqet tjera të problemeve të zërit përfshijnë infeksionit ë rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, nodulet vokale apo rritjet tjera, kanceri laringeal dhe të tjera. Fatmirësisht, shumica e këtyre çrregullimeve mund të trajtohen me sukses apo të shmangen. Nëse jeni mësues, por edhe nëse nuk jeni provoni të përgjigjeni në kuizin e mëposhtëm:

Po Jo
A iu është bërë zëri juaj i vrazhdë apo iu ngjirur (shterur)?
A keni humbur aftësinë që të arrini disa nota të larta kur këndoni?
A tingëllon papritur zëri juaj më thellë?
A e ndjeni shpesh grykën tuaj të vrazhdë, të dhimbshme apo të tendosur?
A është bërë e mundimshme që të flisni?
A e gjeni vetën tek pastroni grykën tuaj në mënyrë të përsëritur?

Nëse përgjigjeni me “PO” në ndonjërën nga këto pyetje, ju tashmë jeni duke përjetuar një problem me zë dhe duhet të këshilloheni me një otorinolaringolog, njekë dhe kirurg që ka specializuar në çrregullime të veshit, hundës dhe grykës. Ai apo ajo mund të përcaktojë shkakun themelorë të problemeve tuaja me zë.

Juve gjithashtu mund t’iu duhet që të takoni një logoped. Ai apo ajo mund t’iu ndihmojë që të përmirësoni shfrytëzimin e zërit dhe të shmangni abuzimin e zërit. Logopedi mund t’iu ofrojë një këshillim të mirë mbi përdorimin e shëndetshëm të zërit dhe udhëzime për teknika të përshtatshme të zërit. Mësuesit për shembull, mund të duan që të përdorin mikrofon me peshë të ulët dhe një sistem të përforcimit të zërit për të zvogëluar ngarkesën e zërit.

Ju lutem pëlqeni faqen tonë për më shumë:

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Name *
Email *
Website