Këshilla dhe udhëzime për belbëzimin

Askush nuk i përjeton si prindi vështirësitë e fëmijës së vet për të shprehur rrjedhshëm mendimet, kërkesat apo idetë e veta. Kur këtij përjetimi thellësisht njerëzor i shtohet stigma që përcjell belbëzimin dhe paragjykimet nga më të ndryshmet që ushqejnë bindjet dhe besimet e gabuara në lidhje me këtë problem jo të rrallë mund t’i afrohemi pak, por kurrë mjaftueshëm të kuptuarit të drejtë të shqetësimit prindëror. Nën trysninë e një mjedisi të tillë paragjykues secili prind bënë përpjekje maksimale për të ndihmuar si di e si mundet fëmijën e vet dhe për të zbutur dhe fshehur rëndesën e këtij problemi në sytë e të tjerëve. Në këtë përpjekje shumë prindër ndodhen mes padijes së plotë dhe bindjeve të gabuara duke mos pasur ide se si mund të ndihmojnë më së miri fëmijën e tyre.

Prandaj, më poshtë po sjellim disa informata praktike nga Fondacioni Amerikan i belbëzimit, për prindërit e fëmijëve që belbëzojnë.

Informata për prindër (prej Fondacionit Amerikan të belbëzimit)

  1. http://disabled-musicians.org/wp-json/oembed/1.0/embed?url=http://disabled-musicians.org/networking/ Bisedoni me fëmijën tuaj në mënyrë të qetë pa u nxituar, duke bërë pushime të shpeshta. Pritni disa sekonda pasi që të përfundojë fjalën fëmija para se të filloni të flisni ju. Të folurit tuaj të ngadalshëm, të relaksuar do të jetë shumë më efektiv sesa kriticizmi apo këshillimi si “më ngadalë” apo “provoje sërish më ngadalë.”
  2. order Lyrica online Zvogëloni numrin e pyetjeve që i shtroni fëmijës suaj. Në vend të shtrimit të pyetjeve, thjesht komentoni atë që ka thënë fëmija juaj.
  3. follow site Përdorni shprehjet tuaja të fytyrës dhe gjuhën tjetër të trupit për të përcjellur tek fëmija mesazhin se ju jeni duke e dëgjuar përmbajtjen e porosisë së tij/saj dhe nuk ia vini re se si po flet.
  4. Ndani disa minuta për çdo ditë kur mund t’i kushtoni vëmendjen e plotë fëmijës tuaj. Kjo kohë e qetë e rezervuar për të mund të bëhet ndërtuese e besimit për fëmijën e vogël.
  5. Ndihmoni të gjithë anëtarët e familjes që të mësojnë të presin radhën për të folur dhe dëgjuar. Fëmijët, sidomos ata që belbëzojnë, e kanë shumë më lehtë që të flasin kur ka më pak ndërprerje.
  6. Vëreni mënyrën se si ndërveproni me fëmijën tuaj. Përpiquni që të rritni ato momente që i japin fëmijës tuaj porosinë që ju jeni duke e dëgjuar dhe se ka kohë të mjaftueshme për të folur.
  7. Mbi të gjitha, përcillni porosinë që ju e pranoni dhe doni fëmijën tuaj ashtu siç është. Forca më e madhe do të jetë përkrahja juaj për fëmijën tuaj pavarësisht belbëzimit.

Megjithatë, zbatimi i plotë i këtyre dhe shumë këshillave të tjera që mund të merrni nga profesionistët gjegjës nuk e zëvendëson ndihmën profesionale të Logopedit. Prandaj, përpiquni të ndërtoni një partneritet të shëndoshë dhe afatgjatë mbi bazën e mirëbesimit dhe sinqeritetit me logopedin e fëmijës suaj dhe mësimdhënësit e tij. Një bashkëpunim i tillë do të shpërblehet shumëfishë për Ju si prindër e akoma më shumë për fëmijën Tuaj në përpjekjen e tij për të luftuar dhe zbutur belbëzimin.

Ju lutem pëlqeni faqen tonë për më shumë:

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Name *
Email *
Website