Çrregullimet e gjuhës së folur

Përkthyer nga Retorikaadmin prej faqes së Asociacionit Amerikan të të folurit, gjuhës dhe dëgjimit

Çrregullimet e gjuhës së folur (ÇGjF) sipas natyrës janë heterogjene dhe rëndesa e çrregullimit mund të dallojë shumë. Çdo individ me vështirësi gjuhësore ka një profil unik, bazuar në nivelin e tij aktual të funksionimit gjuhësor, si dhe funksionimit në fushat e ndërlidhura me gjuhën, përfshirë dëgjimin, nivelin kognitiv dhe shkathtësitë e prodhimit të të folurit. Krahas profilit unik të pikave të forta dhe dobësive, individi sjell prapavija të ndryshme në mjedisin terapeutik. Për individët dygjuhësorë, është e rëndësishme që klinicisti të marrë parasysh gjuhën apo gjuhët e përdorura gjatë intervenimit. Shih ofrimi i shërbimeve bilinguale.

Synimi i intervenimit gjuhësorë është që të stimulojë zhvillimin e tërësishëm të gjuhës dhe të mësojë shkathtësitë gjuhësore në një mënyrë të integruara dhe në kontekstin gjegjës, si dhe të fuqizojë komunikimin e përditshëm dhe të garantojë qasjen në përmbajtje akademike. Synimet shpesh janë të zgjedhura duke marrë parasysh përshtatshmërinë zhvillimore dhe potencialin për përmirësim të efektshmërisë së komunikimit dhe suksesit akademik dhe social.

Roth dhe Worthington (2015) kanë përmbledhur hapat në përzgjedhjen dhe programimin e objektivave të trajtimit dhe sigurojnë një mostër profilesh të rasteve për intervenim të hershëm përgjatë adoleshencës. Ata gjithashtu identifikojnë një numër principesh themelore të intervenimeve efektive pavarësisht moshës apo çrregullimit të klientit. Këtu përfshihen:

  • deri në shkallën e mundshme, strategjitë e mësimit për lehtësimin e komunikimit më tepër sesa mësimit të sjelljeve të izoluara;
  • sigurimi i intervenimit që është dinamik në natyrë dhe përfshin vlerësimin e vazhdueshëm të përparimit të fëmijës në lidhje me objektivat e tij/saj, modifikimin e tyre sipas nevojës;
  • sigurimi i intervenimit që është i individualizuar, duke u bazuar në natyrën e deficitit të fëmijës dhe stilin individual të mësimit;
  • përpilimi i objektivave të trajtimit për të promovuar njohuritë e fëmijës, një hap përtej nivelit aktual.

Në vijim do të përshkruajmë strategjitë e intervenimit për moshat e ndryshme. Individët më të rritur me gjuhë të dëmtuar rëndë mund të ndodhen në nivelet e funksionimit zhvillimorë të gjuhës. Intervenimet për këta individ më tepër sesa të bazohen në sekuencat zhvillimore duhet të jenë funksionale për nga natyra, duke u përqendruar në ndërtimin e pavarësisë në rrethanat e përditshme.

Intervenimet për parashkollorë (mosha 3–5)

Në një fëmijë tipik parashkollor, gjuha është duke u zhvilluar me shpejtësi; fjalorët e tyre pasurohen dhe ata fillojnë të përvetësojnë strukturat themelore të fjalive. Për fëmijët me vështirësi gjuhësore, ky proces mund të vonohet. Për fëmijët në këtë populacion, fushat që duhet trajtuar në mënyrë tipike me intervenim përfshijnë:

http://manuscriptagency.com.au/the-myths-of-getting-published/ fonologjinë

  • përmirësimi i kuptueshmërisë së dëmtuar dukshëm – sidomos nëse kjo rezulton me frustrim në komunikim dhe/apo maskon problemet në semantik dhe sintaksë – duke përfshirë:
  • rritjen e raportuarit të bashkëtingëlloreve,
  • përmirësimin e saktësisë së prodhimit të tingujve,
  • zvogëlimin e përdorimit të proceseve fonologjike;
  • fuqizimin e shkathtësive të ndërgjegjësimit fonologjik, siç janë:
  • rima;
  • përzierja dhe segmentimi i fjalëve të folura në nivelet vijuese:
    • rrokjet (2 rrokje në pankart:  pan dhe kart),
    • fillimin dhe rimën (2 fillime: p dhe k; 2 rima: an dhe art),
    • fonemat (7 fonema: p+a+n+k+a+r+t)
  • fshirjen e tërë fjalës, rrokjes dhe fonemave në fjalët e shkruara, frazat dhe/apo fjalitë.

follow link semantikën

  • pasurimin e fjalorit, përfshirë:
  • foljet, mbiemrat dhe lidhëzat;
  • fjalorin e koncepteve themelore;
  • rritjen e kuptimit dhe përdorimit të një serie më të gjerë të lidhjeve semantike (p.sh., agjent-aksion, agjent-objekt, zotërues-posedim, atribut-entitet, përsëritje).

http://shredderjoe.com/wp-json/oembed/1.0/embed?url=http://shredderjoe.com/sacramento-shredding-service-testimonials/ morfologji dhe sintaksë

  • lehtësimin e përvetësimit dhe përdorimit të morfemave të përshtatshme për moshën – veçanërisht, foljeve ndihmëse, lidhëzave, përemrave;
  • rritjen e gjatësisë dhe ndërlikueshmërisë së fjalive;
  • përdorimin e rritur të llojeve të ndryshme të fjalive.

përdorimit

  • rritjen e fleksibiliteti të gjuhës për kontekste të ndryshme;
  • përdorimin e aktivitetet të lojës imagjinatave për të ushtruar shkathtësitë e sapo përvetësuara gjuhësore;
  • përmirësimin e shkathtësive të bashkëbisedimit, përfshirë:
  • inicimi dhe mbajtja e komunikimit;
  • marrja e radhës, mbajtja e temës dhe ndërrimet e temave;
  • kërkimi dhe kryerja e korrigjimeve bashkëbiseduese;
  • zhvillimi i shkathtësive narrative (rrëfimit).
  • ndërtimi i shkathtësive emergjente të shkrim-leximit, përfshirë:
  • ndërgjegjësimin mbi shkrimin,
  • ndërgjegjësimin mbi librin,
  • kuptimin e strukturës së thjeshtë të tregimit,
  • njohjen e letrës,
  • koordinimin e të folurit me shkrimin.

Në vijim:

Intervenimet për filloristët – fëmijët e shkollave fillore (mosha 5–10)

Ju lutem pëlqeni faqen tonë për më shumë:

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Name *
Email *
Website