Çrregullimet e gjuhës së folur (3)

Intervenimet për adoleshentët (moshat 11 deri në universitet)

Kur nxënësit hyjnë në vitet e adoleshencës, kërkesat e planprogramit rriten. Fëmijët me paaftësi gjuhësore mund të kenë vështirësi në përmbushjen e këtyre kërkesave të rritura në shkollën e mesme të lartë. Megjithëse shkathtësitë themelore gjuhësore ende janë duke u mësuar, mund të jetë e pamundur që të mbylllet vakumi ndërmjet nivelit të shkathtësive dhe nivelit të kërkuar të klasës/gjeneratës. Në këtë pikë, intervenimet kanë tendencë që të përqendrohen në mësimin e mënyrave për kompenzimin e mungesave gjuhësore. Përfshirja e nxënësve është e rëndësishme në këtë moshë për të fuqizuar ndjenjën e bashkëpunimit dhe përgjegjësisë për zhvillimin dhe arritjen e objektivave zhvillimorë dhe për të mësuar shkathtësitë e vet-avokimit për klasë (p.sh., duke kërkuar prioritet në zgjedhjen e vendit për t’u ulur në radhën e parë të klasës).

Qasjet e strategjive udhëzuese që përqendrohen në rregullat, teknikat dhe principet e mësimit për të lehtësuar përvetësimin dhe përdorimin e infromatave përgjatë një game të gjerë situatash dhe rrethana shshpesh janë përdorur me nxënësit më të rritur. Fuqizimi i shkathtësive metalinguistike dhe metakognitive është thelbësor për mësimin e strategjive të reja. Theksi është në mënyrën e mësimit më shumë sesa atë që mësohet. Detyrat e klasës shpesh janë përdorur për të mësuar strategjitë për mësimin e përmbajtjeve akademike. Disa strategji udhëzuese janë specifike për disiplinën dhe të tjerat janë të përgjithshme për të gjitha disiplinat (Faggella-Luby & Deshler, 2008). Në mesin e këtyre shembujvre përfshihen ato për përdorimin e:

  • kontekstit për të nxjerrë përfundimin e domethënies si dhe për të treguar dhe përcaktuar idetë kryesore;
  • dëshifrimit të fjalëve morfologjikisht komplekse të shoqëruara me punë të ndryshme akademike (p.sh., histori, letërsi, kimi, algjebër);
  • listave të kontrollit dhe organizuesve grafik për të planifikuar detyrat (d.t.th., raportet e librave, prezantimet, projektet hulumtuese);
  • kontrollimeve të shqiptimit dhe gramatikës për të përpunuar punën e shkruar të përpiluar në një format elektronik;
  • teknologjive digitale (p.sh. internetit, faqeve bashkëpunuese) për t’iu qasur dhe vlerësuar informatat, për të shkëmbyer dhe bashkëpunuar me kolegë klase, për të prodhuar produkte të përbashkëta, etj.

Aspekte të veçanta: Rinia në tranzicion dhe studentët

Vështirësitë e përjetuara nga fëmijët dhe adoleshentët me dëmtimet gjuhësore mund të vazhdojnë që të ndikojnë në funksionimin e tyre në studime dhe jetën profesionale. Kur krahasohen me moshatarët në zhvillim tipik, më pak individë me dëmtim gjuhësorë e kryejnë shkollën e lartë apo universitetin apo marrin një kualifikim themelorë (Johnson, Beitchman, & Brownlie, 2010). Shumica e të rriturve të rinj me dëmtim specifik gjuhësorë që vazhdojnë arsimimin pas shkollës së mesme të lartë kërkojnë kualifikim profesional më tepër sesa akademik (Conti-Ramsden & Durkin, 2012). Gjithashtu, individët me dëmtimet gjuhësore dhe të folurit kanë tendencë që të punësohen ne punë me shkathtësi më të ulta sesa moshatarët e tyre me zhvillim tipik (Conti-Ramsden & Durkin, 2012; Johnson, Beitchman, & Brownlie, 2010).

Të dhënat mbi rezultatet arsimore dhe profesionale për individët me çrregullime të të folurit dhe gjuhës nënvizojnë nevojën për përkrahje të vazhduar për lehtësimin e tranzicionit të suksesshëm në adultëri të hershme. Këto përkrahje përfshijnë, por nuk kufizohen në si vijon:

http://aspenlogandbeetlekillpinefurniture.com/project_category/beetle-kill-pine-furniture/ Planifikimin e tranzicionit – zhvillimin e planit zyrtar të tranzicionit në shkollën e lartë/universitet që përfshin objektivat e karrierës dhe nevojat arsimore; këshillimin akademik (përfshirë diskutimin mbi kërkesat për pranim në shkollat e larta/universiitete); këshillimin për karrierë; mundësitë për përvojë pune; dhe rrjetëzimin komunitarë.

enter site Objektivat e tranzicionit – objektivat për tranizicion të suksesshëm në edukimin universitar apo sektorin e punës mund të përfshijnë përgatitjen e rezymesë; plotësimin e aplikacionit për punë apo kolegj; shkathtësitë efektive të prezantimit dhe kufizimet gjatë një interviste; shprehjen e shqetësimeve para figurave autoritative në lidhje me performancën akademike apo në punë; paraqitjen apo ritheksimin e pozicionit për vet-avokim efektiv në kushte akademike apo të punësimit.

enter site Shërbimet e përkrahjes së paaftësive – përkrahja e individualizuar për studentët e nivelit të kolegjit që mund të përfshijë përshtatjet, siç është koha e zgjatur në teste dhe përdorimi i teknologjive asistuese (p.sh., për të ndihmuar me detyrat e leximit apo shkrimit).

Shërbimet e përkrahjes profesionale – përfshijnë testimin për të identifikuar pikat e forta të profesionit, këshillimin për karrierë, aftësimin profesional, ndihmën për kërkimin e punës, dhe udhëzimin në punë.

Personeli i shkollës së mesme të lartë mund të ndihmojë nxënësit në tranzicion përmes:

  • përfshirjes së studentëve dhe prindërve në planifikim,
  • të qenurit të ndjeshëm ndaj kulturës dhe vlerave të studentëve dhe familjeve të tyre,
  • edukimit të studentëve në lidhje me të drejta e tyre dhe mbështetjes së tyre që të zhvillojnë shkathtësi vet-avokuese,
  • mbështetjes së studentëve dhe familjeve në përzgjedhjen e një kolegji të përshtatshëm dhe mbështetjes së tyre me procesin e aplikimit,
  • informimit të studentëve dhe familjeve mbi shërbimet në kushte të kolegjit (p.sh., shërbimet për përkrahje të paaftësive dhe këshillimi akademik),
  • sigurimi i dokumentimit aktual të nevojshëm për t’iu qasur shërbimeve (përfshirë përshtatjet akademike) në mjedisin e kolegjit,
  • mbështetjes së studentëve për të identifikuar nevojën për mbështetje dhe ndonjë teknologji përshtatsëse apo ndihmëse.

Vijon: Mënyrat/modalitetet e trajtimit

Ju lutem pëlqeni faqen tonë për më shumë:

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Name *
Email *
Website