Çrregullimet e gjuhës së folur (2)

Intervenimet për filloristët – fëmijët e shkollave fillore (mosha 5–10)

Fokusi i intervenimit për fëmijët fillorist me vështirësi gjuhësore është që të ndihmohet fëmija që të fitojë shkathtësitë gjuhësore të nevojshme për të mësuar dhe arritur sukses në mjedisin e klasës. Intervenimet janë të mbështetura në plan-program, që do të thotë, objektivat trajtojnë nevojat gjuhësore brenda kontekstit të planprogramit kur këto shkathtësi janë të nevojshme.

Intervenimet gjithashtu mund të trajtojnë shkathtësitë e shkrim-leximit (p.sh., përmirësimin e dëshifrimit, kuptimin e leximit dhe të shkruarit narrativ dhe shpjegues), si dhe shkathtësitë metakognitive dhe metalinguistike (p.sh., rritjen e ndërgjegjësimit mbi rregullat dhe principet për përdorimin e formave të ndryshme gjuhësore, përmirësimin e aftësisë për vet-monitorim dhe vet-rregullim) që janë kritike për zhvillimin e shkathtësive gjuhësore të nivelit më të lartë.

Planifikimi dhe zbatimi i një intervenimi gjuhësor efektiv shpesh është përpjekje e koordinuar që përfshin logopedin, mësuesin e klasës dhe specialsitët tjerë në shkollë.

Fushat që synohen për këtë populacion në mënyrë tipike përfshijnë:

follow url fonologjin

  • përforcimin e shkathtësive të ndërgjegjësimit fonologjik, 
  • eliminimin e ndonjë procesi rezidual (të mbetur) fonologjik.

go here semantikën

  • përmirësimin e njohurive të fjalorit, përfshirë fjalorin e lidhur me planprogramin,
  • përmirësimin e thellësisë së kuptimit dhe përdorimit të fjalorit, përfshirë:
  • dallimet e lehta në domethënie,
  • ndryshimet në domethënie me kontekst,
  • fjalorin abstrakt,
  • figurat e të folurit;
  • kuptimi i gjuhës figurative dhe njohja e dykuptimësisë në gjuhë (p.sh., fjalët me domethënie të shumfishtë dhe strukturat e fjalive dykuptimëshe);
  • monitorimi i kuptueshmërisë, kërkimi i sqarimit;
  • parafrazimi i informatave.

http://harwoodandassociates.co.uk/2010/02/a-slow-month/ morfologjin dhe sintaksën

  • rritja e përdorimit të morfologjisë më të përparuar (p.sh., monstër/monstruoz, mjekësi/mjekësor, shkollë/shkollor);
  • rritja e aftësisë për të analizuar morfologjikisht fjalët komplekse (p.sh., prarashtesat, prapashtesat);
  • përmirësimin e shkathësive morfosintaksore (d.t.th., përdorimin e morfemave në artikujt e thjeshtë dhe kompleks, deklarativ kundruall pyetjeve, pyetjet e nxjerra dhe artikujt relativ);
  • përmirësimi i aftësisë për të kuptuar dhe formuluar struktura më komplekse të fjalive (p.sh., fjali të përbëra; fjali të përbëra që përmbajnë artikuj të varur);
  • gjykimi i saktësisë së formave gramatike dhe morfologjike të fjalëve dhe aftësimi për t’i korrigjuar gabimet.

përdorimin

  • përdorimin e gjuhës në kontekste të ndryshme për të përcjellur mirësjellje, bindje, sqarime;
  • rritjen e njohurive dhe shkathtësive të nivelit të diskursit, përfshirë:
  • diskursin akademik,
  • diskursin e ndërveprimit social,
  • diskursin narrativ,
  • diskursin shpjegues,
  • përdorimin e mjeteve bashkuese në diskurs;
  • përmirësimin e aftësisë për të dhënë kontribute të rëndësishme në diskutimet në klasë;
  • përmirësimi i aftësive për të përmirësuar ndërprerjet në bashkëbisedim;
  • mësimin e asaj që duhet thënë dhe asaj që nuk duhet thënë;
  • mësimin se kur duhet folur dhe kur nuk duhet folur.

Vijon me: Intervenimet për adoleshentët (moshat 11 deri në universitet)

Ju lutem pëlqeni faqen tonë për më shumë:

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Name *
Email *
Website