Problemet e gëlltitjes – Disfagia

http://oceanadesigns.net/images/granite/dakota-mahogany/dakota-mahogany.jpg Një problem me të cilin si logoped do të përballemi në vazhdimësi është edhe gëlltitja e vështirësuar. Puna e përbashkët dhe koordinimi i vazhdueshëm me specialist të ORL-së është jo vetëm e dëshirueshme por edhe e domosdoshme për suksesin e trajtimit.

Gjendjet e ndryshme neurologjike mund të shkaktojnë vështirësi të gëlltitjes si rezultat i dëmtimit të trurit, palcës kurrizore dhe nervave. Ky lloj i problemeve quhet disfagi. Gjendjet më të shpeshta të shoqëruara me disfagi janë insulti cerebral (pika në tru), trauma e kokës, skleroza multiple, paraliza cerebrale dhe sëmundja e neuronit motorik, por gjithashtu edhe sëmundje të tjera neurologjike mund të shkaktojnë disfaginë.

Fakte kyçe

  • 23% deri 50% të pacientëve me insult cerebral akut kanë probleme me disfagi. Daniels SK.Arch Phys Med Rehabil 2008.
  • Prania e disfagisë ka qenë e shoqëruar me një rritje të rrezikut nga komplikimet mushkërore dhe madje edhe vdekshmëri. Marik PE. Chest. 2003.
  • Pas shtrimit në spital, ekziston një ndërlidhje mes disfagisë dhe rezultatit të përgjithshëm të dobët për 6 muaj pas insultit. Smithard DG. Stroke 1996.

Vështirësitë e gëlltitjes mund të kenë për pasojë ngulfatjen dhe madje edhe një infeksion të mushkërive të quajtur pneumoni aspirative. Për të shmangur këto komplikime, këndellja dhe rehabilitimi nga sëmundja neurologjike shpesh përfshin një vlerësim profesional të gëlltitjes. Më pas, ushtrime të përgatitura enkas për përmirësimin e gëlltitjes mund të ndihmojnë fuqizimin dhe koordinimin e nervave dhe muskujve të përfshirë në gëlltitje. Ushtrimi i muskujve tuaj të gëlltitjes është mënyra më e mirë për të përmirësuar aftësinë tuaj të gëlltitjes.

Disa nga këto ushtrime të shqipëruara nga literatura anglosaksone t’i sjellim në vazhdim.

Ushtrimet e disfagisë

Ju lutemi zbatoni këto ushtrime drejtpërdrejtë me profesionistë të licensuar fillimisht para se të t’i zbatoni ato vet. Këto informata kanë për qëllim vetëm edukimin!

Të tjera ushtrime me video mund të gjeni edhe në http://swallowingdisorderfoundation.com/oral-swallowing-exercises/

USHTRIMI I GËLLTITJES SUPRAGLOTIKE

QËLLIMI

Të mbyllet rruga e frymës në palën e kordave të zërit para dhe gjatë gëlltitjes dhe të pastrohen mbetjet pas gëlltitjes.

APLIKUESHMËRIA

Pacientët që kanë mbyllje të vonuar të rrugëve të frymës, mbyllje të zvogëluar të rrugëve të frymës, gëlltitje të vonuar faringeale, kontrollë orale të dobët të lëngjeve me humbje të parakohshme në faring. Pacientët që mund të zbatojnë një seri urdhrash.

___ Gëlltitje vetëm të pështymës

___ Gëlltitje të ushqimit/lëngjeve

UDHËZIMET

  1. Merrni frymë.
  2. Mbajeni frymën pas të jeni mbushur frymë (mbulojeni lehtësisht tubin tuaj të trakeo-stomës, nëse e keni).
  3. Mbajeni frymën deri sa gëlltiteni.
  4. Pastrojeni grykën tuaj menjëherë pas gëlltitjes para frymëmarrjes.
  5. Gëlltitni sërish.

Bëjeni këtë me gëlltitjen e secilit ushqim/lëng.

Kryejeni ___ herë gjatë ditës.

follow site KUJDES

Pacientët me shtypje të lartë të pakontrolluar të gjakut nuk duhet ta bëjnë këtë ushtrim;  sforcimi mund ta rrisë tensionin e gjakut. Prandaj bisedoni me mjekun tuaj para se të filloni regjimin e ushtrimeve.

USHTRIMI I GËLLTITJES SUPER-SUPRAGLOTIKE

QËLLIMI

Të mbyllen rrugët e frymës në nivelin e kordave vokale (telave të zërit) para dhe pas gëlltitjes, për të rritur retraksionin (mbledhjen, tërheqjen) e gjuhës dhe krijimin e presionit dhe për të pastruar mbetjet pas gëlltitjes.

APLIKUESHMËRIA

Pacientët që përjetojnë penetrim (depërtim) në rrugët e frymës me aspirim pas gëlltitjes. Pacientët që mund të zbatojnë udhëzimet prej më shumë hapash.

___ Gëlltitja vetëm e pshtymës

___ Gëlltitja e ushqimit/lëngjeve

UDHËZIMET

  1. Mbajeni frymën fort, duke u shtrënguar (duke mbuluar lehtë tubin tuaj të trakestomës, nëse e keni).
  2. Vazhdoni të mbani frymën fort derisa gëlltiteni. Gëlltitni fort.
  3. Pastroni grykën/kollituni menjëherë pas gëlltitjes.
  4. Gëlltitni sërish

___Kryejeni me gëlltitjen e çdo ushqimi/lëngu.

Kryejeni ___ herë gjatë ditës.

KUJDES

Pacientët me shtypje të lartë të patrajtuar të gjakut nuk duhet ta bëjnë këtë ushtrim; sepse shtrëngimi mund të rrisë shtypjes së gjakut. Bisedoni me mjekun tuaj para se të filloni ndonjë regjim ushtrimesh.

GËLLTITJA E FUQISHME/ ME TËRË FORCËN

QËLLIMI

Për të rritur retraksionin e bazës së gjuhës dhe presionin gjatë fazës faringeale të gëlltitjes dhe zvogëlon sasinë e mbetjeve të ushqimit në valekulat (gropëzat) e grykës.

APLIKUESHMËRIA

Pacientët që përjetojnë mbetje në gropëza pas gëlltitjes.

PAJISJET

___ Gëlltitja vetëm e pështymës

___ Gëlltitja e ushqimit/lëngjeve

UDHËZIMET

Gëlltitni në mënyrë normale por shtrydhni fuqishëm me gjuhën tuaj dhe muskujt e grykës përgjatë gëlltitjes. Përpjekjet e fuqishme duhet të jenë qartë të dukshme në qafën tuaj gjatë gëlltitjes.

Kryejeni me gëlltitjen e çdo ushqimi/lëngu.

Kryejeni ___ gjatë ditës.

Referencat

Lazarus, C., Logemann, J.A., & Gibbons, P. (1993). Effects of maneuvers on swallow functioning in a dysphagic oral

cancer patient. Head and Neck, 15, 419-424.

Martin, B.J.W., Logemann, J.A., Shaker, R., & Dodds, W.J. (1993). Normal laryngeal valving patterns during three

breath-hold maneuvers: A pilot investigation. Dysphagia, 8, 11-20.

McConnel, F.M., Mendelsohn, M.S., & Logemann, J.A. (1987). Manofluorography of deglutition after supraglottic

laryngectomy. Head and Neck Surgery, 5, 142-150.

 

Ohmae, Y., Logemann, J.A., Kaiser, P., Hanson, D.G., & Kahrillas, P.J. (1996). Effects of two breath-holding maneuvers on

oropharyngeal swallow. Annals of Otology, Rhinology, and Laryngology, 105, 123-131.

 

Shanahan, T.K., Logemann, J.A., Rademeker, A.W., Pauloski, B.R., & Kahrillas, P.J. (1993). Chin down posture effects on

aspiration in dysphagic patients. Archives of Physical Medicine and Rehabilitation, 74, 736-739.

Ju lutem pëlqeni faqen tonë për më shumë:

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Name *
Email *
Website