Bëjeni kryerjen e detyrave të shtëpisë prioritet të lartë

  • Bëjeni të qartë se ju prisni që fëmija juaj të kryejë detyrat e shtëpisë mirë.
  • Krijoni një rutinë të mësimit: fëmijët duhet të krijojnë shprehin e mësimit, në të njëjtën kohë dhe në të njëjtin vend çdo ditë. Fëmijët dhe prindërit duhet të vendosin së bashku, për angazhimet familjare dhe shfaqjet e preferuara në TV si dhe mbi rutinën e mësimit duke marrë parasysh aktivitetet e përfshira në orar. Gjithashtu, shqyrtoni aftësinë e fëmijës për t’u përqendruar në periudha të ndryshme të ditës. Shumë fëmijë të shkollave fillore janë tepër të lodhur pas darke dhe këtë e tregojnë me vështirësitë për t’u përqendruar, duke u frustruar lehtë dhe duke qenë të ngadalshëm në kryerjen e detyrave. Në mënyrë ideale, familjet dakordohen mbi orën e mësimit, kur televizioni dhe pajisjet tjera elektronike fiken, thirrjet telefonike injorohen dhe gjithë familja mëson, lexon apo plotëson dokumentacion.
  • Krijoni një vend për mësim me dritë të mirë dhe tavolinë. Disa fëmijë preferojnë që të mësojnë në dhomat e veta. Të tjerët e bëjnë këtë më mirë nëse mësojnë në tavolinën e kuzhinës, apo vendet tjera afër ndihmës së prindërve. Disa fëmijë janë në gjendje që të mësojnë me pak zhurmë në prapavijë siç është muzika. Pak prej tyre mund të mësojnë në mënyrë efektive para TV-së dhe shumica kanë nevojë për qetësi të pandërprerë. Fëmijët tjerë mund të preferojnë që të punojnë në bibliotekë dhe do t’iu duhet transporti.
  • Mbani afër vetes pajisjet duke përfshirë lidhëset, fletoret, letër, lapsa, stilolapsa, libra të agjendave, shiritat, fjalorë, kalkulator, vizore, shpues vrimash, shirit ngjitës, libra referencash dhe/ose programe.
  • Demonstroni dhe përforconi se kryerja e detyrave të shtëpisë është prioritet më i lartë sesa aktivitetet tjera. Fëmija nuk duhet të shikojë TV dhe të bisedojë me shokë, para kryerjes së detyrave, përveç nëse është ndarë koha më vonë, gjatë ditës për kryerjen e detyrave.
  • Zvogëloni aktivitetet, nëse fëmija ka shumë angazhime, aq sa nuk ka kohë të mjaftueshme për detyra të shtëpisë.
  • Vini në dispozicion ndihmën për çdo temë. Kjo mund të vijë nga prindi, fqiu, shoku, linja e mësuesve, një shërbim on-line për detyra të shtëpisë apo një tutor. Ai që ndihmon duhet të jetë dikush që është i ditur mbi temën dhe që mund të ndihmojë fëmijën pa u frustruar apo zemëruar.
  • Përcaktoni pritjet e familjes se mësimi për provim pritet dhe ka prioritet mbi të gjitha aktivitetet tjera.
Ju lutem pëlqeni faqen tonë për më shumë:

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Name *
Email *
Website